Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthimi në identitet i Liqenit Artificial, Panariti lajmëron masat e Bashkisë
English

Kthimi në identitet i Liqenit Artificial, Panariti lajmëron masat e Bashkisë

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti lajmëroi sot një plan masash të Bashkisë për rikthimin në identitet të Liqenit Artificial të Tiranës, i cili ka humbur bukurinë e tij për shkak të ndotjes së madhe dhe hedhjes së inerteve në mënyrë të paligjshme. Gjatë inspektimit të punimeve, nënkryetari i Bashkisë deklaroi se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të normalizuar situatën në Liqenin Artificial, e cila është trashëguar nga vitet e shkuara. “Problemet e liqenit të Tiranës dhe ekosistemit të tij janë probleme të vjetra dhe të mbartura prej shumë vitesh. Ka ardhur koha që këto probleme duhen ballafaquar energjikisht”, tha Panariti për mediat. Nënkryetari i Bashkisë renditi një sërë problemesh, si atë të karakterit hidroteknik, ndalimin e hedhjes së inerteve të ngurta në liqen, shkarkimin e ujërave të zeza si dhe disiplinimin e trafikut, probleme, për të cilat çdo shkelës, sikundër tha nënkryetari Panariti, do të dënohet rreptësisht. Duke iu referuar problemit hidroteknik, zoti Panariti bëri me dije se Bashkia ka ndërmarrë një plan studimi, për të bërë ç’është e mundur që kjo lidhje me liqenin e Farkës të rivendoset, duke ruajtur bilancin hidrik, oksigjenimin e liqenit dhe duke gjallëruar jetën akuatike të liqenit pothuajse inekzistente. “Problem madhor është ndalimi kategorik i mbartjes së Liqenit me inerte dhe mbetje të ngurta, gjë që për fat të keq po ndodh edhe këto ditë. Ne i kemi dërguar një mesazh shumë të qartë firmave të ndërtimit, që ta ndalin menjëherë këtë praktikë shkatërruese për këtë ekosistem, përndryshe do të përballen me sanksione të forta ligjore. Një problem tjetër shumë i rëndësishëm që ka të bëjë po kështu, me ruajtjen e bilancit hidrik të Liqenit është edhe administrimi korrekt i digës së Liqenit, apo edhe shkarkimi i ujërave të zeza”, nënvizoi Panariti. Në këtë suazë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri në mesazh të qartë të gjithë drejtuesve të lokaleve, bizneseve që operojnë, banorëve të apartamenteve të banimit rreth e rrotull Liqenit që brenda dy javësh të ndërpresin kategorikisht shkarkimet e ujërave të zeza në Liqen, shkarkime të cilat kanë çuar në asgjësimin e jetës ujore të Liqenit, të cilën siç tha Panariti, Bashkia nuk do ta lejojë. “Nuk do të lejohet absolutisht asnjë automjet privat, qoftë edhe automjet shërbimi për të qarkulluar në zonën pedonale, përveç automjeteve të autorizuara, me orare të kufizuara. Çdo shkelje do të dënohet rreptësisht. Qytetari i Tiranës ka të drejtë për të kaluar Week-endin apo edhe ditët e javës, në zonën pedonale e cila është në shërbim të tij dhe që do i shërbejë natyrisht të gjithë banorëve të kryeqytetit”, - tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Një grup pune nga Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjet në tre drejtime: ndalimin e shkarkimit të ujërave të zeza në Liqenin Artificial nga baret dhe restorantet; bllokimin e hedhjes së inerteve nga firmat e ndërtimit që ushtrojnë aktivitetin në atë zonë; si dhe aktivizimin e kanalit që lidh Liqenin Artificial me atë të Farkës, gjë që mundëson ekuilibrin hidrik dhe moszbritjen e nivelit të ujit. mit/NOA

KOMENTE