Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk plotësuan detyrimet, METE ndëshkon 43 shoqëri minerare
English

Nuk plotësuan detyrimet, METE ndëshkon 43 shoqëri minerare

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për 43 shoqëri që janë të pajisura me leje minerare në vendin tonë. Sipas njoftimit për shtyp të METE, vendimi i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, erdhi pas kontrolleve të vazhdueshme që janë zhvilluar mbi subjektet minerare nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nga të cilat ka rezultuar se një numër i caktuar shoqërish që janë të pajisura me leje minerare nuk përmbushin detyrimet ligjore për sektorin minerar. Kontrollet e kryera kanë verifikuar se, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse. Për këtë arsye, sipas propozimeve të AKBN-së, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur procedurat për revokimin e lejeve minerare për 43 shoqëri, të cilat janë njoftuar për një vendim të tillë. Brenda një periudhë 30 ditore nga marrja e këtij njoftimi, ministri vendos për revokimin e lejes minerare. a.q/NOA

KOMENTE