Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinsto: Franca mbështetje për integrimin
English

Haxhinsto: Franca mbështetje për integrimin

Tiranë, 7 tetor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto priti sot në takimin e lamtumirës Ambasadoren e Francës në vendin tonë, Maryse Daviet. Gjatë këtij takimi, Haxhinasto vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe progresin që ato kanë shënuar, gjatë viteve të fundit. Në vijim ai falenderoi Ambasadoren Daviet për angazhimin dhe kontributin e dhënë, në këtë drejtim. Gjatë bisedës dy diplomatët vlerësuan forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e interesit të kompanive franceze për të investuar në vendin tonë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes reciprok. Ndërkaq ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për liberalizimin e vizave. Në përfundim kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi rolin pozitiv të Francës në rajon, veçanërisht, në mbështetje të proceseve integruese rajonale dhe evropiane të Kosovës. a.y/NOA

Në foto: Edmond Haxhinasto

KOMENTE