English

Erjon Braçe: Neveri për ministrinë e Shëndetësisë

Tiranë, 8 tetor 2011 NOA – Deputeti socialist Erjon Braçe shprehet me nota kritike të forta për ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili duke iu referuar një njoftimi sipas tij të ministrisë në fjalë mbi vdekjen e Ramiz Alisë: “Dua të shpreh neverinë time për njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë: 'Sot u nda nga jeta ish-Presidenti Ramiz Alia... Kreu i LSI, Ilir Meta e ka vizituar atë gjatë kohës së kurimit!", - shprehet Braçe. Kurse ndalet te vdekja e Ramiz Alisë që e trajton kështu, në faqen e tij në Facebook: “U nda nga jeta Ramiz Alia; njeri dhe shtetas shqiptar. Antifashist dhe luftëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore; komunist. Një-herësh, ish- udhëheqës në regjimin e Enver Hoxhës; ish-President i Republikës në kohën e ndryshimit nga diktatura në pluralizëm. Secili ta gjykojë si të dojë. Secili ta respektojë sa të dojë. Por pa harruar që ai ka vdekur sot!”. e.t/NOA

KOMENTE
  • Sander Preci20:46 - 08 Tetor 2011
    i shkofshi mrapa shum shpejt te gjith ato qe keni idet e Ramiz Alis