English

Futet në Guinness për një postim në Facebook që mori 389 mijë komente

Itali, 10 tetor NOA - Rekordi Guiennes për postimin më të komentuar në Facebook i ka shkuar një studenti italian nga Salerno. Diçka e tillë është arritur nga Roberto Esposito, një djalë 26-vjeçar,i cili ka marrë 389 mijë komente në tre muaj. Roberto është një student i inxhinierisë aero-hapësinore në Napoli, që falë një postimi në Facebook ka marrë të gjithë këto komente mes muajit janar dhe mars. Megjithatë, sot komentet në këtë postim janë dyfishuar duke arritur kuotën e 540 mijë të tillë. Roberto ka një sit të tijin në internet dhe mban faqe të ndryshme në Facebook, ku “Rob” ka rreth 650 mijë fansa në total në të gjitha faqet e tij. r.b/NOA

KOMENTE
  • Dr.Exe08:46 - 10 Nëntor 2011
    Me te vertete qenka i madh ky quni...sepse aq komente nuk e di kush mund ti bente perveq meje :P
  • to Gi08:27 - 10 Nëntor 2011
    :O Ashtu nxjer dhe un 1 status dhe e bej chat vete me shum komente :S
  • AbuFisnik21:39 - 08 Nëntor 2011
    Lavdim, meqë ke mundur të bësh koment këtu, dmth di të futesh në internet. Po shqip, si ka mundësi nuk ke mësuar? Os emë mirë, ku e ke mësuar atë farë gjuhe , që vetëm shqip s'mund të jetë?
  • Midval Lavdim21:05 - 08 Nëntor 2011
    hallall i koft po a ju ka pagu diqka bileee se keni kallxu qmimin sa pare i ka fitu per ket postim