Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pretenca për Bandën e Durrësit: Burg përjetë Lulzim Berishës
English

Pretenca për Bandën e Durrësit: Burg përjetë Lulzim Berishës

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA – Prokuroria e Krimeve të Rënda dha sot pretencën për 17 anëtarët e Bandës së Durrësit të akuzuar për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. Gjatë dhënies së pretencës për një nga çështjet gjyqësore më të rëndësishme, prokurori Anton Martini ka kërkuar burg përjetë për kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën. Po ashtu burg përjetë është kërkuar edhe për tre anëtarë të tjerë të kësaj bande, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullain dhe Indrit Doklen. Ndërkohë për Elvis Hoxhosmani u kërkua 25 vite burg; Sardian Sulejmani 25 vite burg; Alban Neli 25 vite burg; Selman Heti 25 vite burg; Spartak Kalthi 25 vite burg; Kujtim Buna 25 vite burg; Ahmet Ajeti 21 vite burg; Osman Korpuzi 21 vite burg; Altin Nikolla 20 vite burg; Kristian Begu 20 vite burg ; ndërsa për të penduarin Adriatik Coli u kërkuan 10 vite burg. Banda e Durrësit akuzohet për vrasje, trafik droge dhe krijim organizatash kriminale vepra penale të kryera pas vitit ’95 e këndej. Gjatë këtij hetimi janë pushuar disa prej akuzave për tentativë vrasjeje e të tjera që rëndonin mbi të penduarin e bandës Adriatik Colin, Indrit Doklen dhe Indrit Taullain. mit/NOA

KOMENTE