Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 vendimet e para, Basha kërkon votat në Këshillin Bashkiak
English

5 vendimet e para, Basha kërkon votat në Këshillin Bashkiak

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Dy muaj pas fillimit të punës në krye të bashkisë më të madhe në vend, Lulzim Basha ka tashmë gati vendimet e para, të cilat presin të marrin edhe votën në Këshillin Bashkiak, që do të mblidhet nesër. Në konferencën për shtyp më gazetarët, kryebashkiaku i Tiranës, ka zbardhur 5 vendimet që pritet t’i kalojnë për miratimin këshilltarëve bashkiakë të mërkurën. Kështu, sipas Bashës, Këshilli do të votojë për të shpallur “ Qytetar nderi të Tiranës”, dy personalitetet: Kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores së njohur shqiptaro – amerikane, Eliza Dushku. Më tej, Basha ka bërë të ditur se Klubi Sportiv “Tirana” do të kalojë në një shoqëri aksionere, vendim i cili do t’i hapë rrugë fuqizimit të skuadres, do të ulë shpenzimet nga xhepat e taksapaguesve dhe të rrisë performancën e ekipit të dashur të futbollit. Kryebashkiaku ka folur edhe për një prej vendimeve, që pritet të shkaktojë nësër jo pak debate në Këshillin Bashkiak: ristrukturimi i administratës qendrore të bashkisë së Tiranës. “ Do të miratohet Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit. Me ndihmën e ekspertëve më të mirë do të sigurohet mbrojtja e interesave të kryqytetasve, nëpërmjet hulumtimit por edhe penalizmit të atyre që spekullojnë me çmimet, duke imponuar një kosto, ndaj të cilave bashkia nuk do të mbyllë më sytë”, shpjegoi Basha. Kryebashkiaku lajmëroi krijimin në bashki të Drejtorisë së Turizmit, strukturë e cila deri më sot përfaqësohej vetëm nga një specialist. “Ky është vendimi i duhur për promovimin e një dege të rëndësishme për ekonominë e qytetit tonë. Strukturë e re do të jetë edhe Zyra e investimeve të huaja. Qëllimi është hapja e vendeve të punës dhe promovimi i vlerave të qytetit”, tha Basha. Vendimi i tretë ka të bëjë më krijimin e Drejtorisë së investimeve strategjike,e cila sipas kryebashkiakut, do të kujdeset për projekte afatgjata. “Bëhet fjalë për projekte 4 – 8 vjeçare si arteria në bulevardin kryesor, rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të tramit, apo unaza u madhe”, deklaroi kryebashkiaku. Ai gjithashtu sqaroi se, tashmë në bashki do të ketë dy drejtori të veçanta: mbrojtja nga diskrimini dhe zyra për barazinë gjinore. Por vendimi më i rëndësishëm, i cili lidhet direkt me premtimin kryesor të Bashës gjatë zgjedhjeve lokale do të merret gjithashtu nesër. “Ulja dhe eliminimi i 60 taksave dhe tarifave bashkiake. Kjo ka si qëllim përmirësimin e konkueshmërisë së Tiranës, në raport me rolin që duhet të luajë në rajon. Ulja e taksave, kombinuar me zbatimin e sportelit të vetëm për liçencat dhe lejet janë dy premtimet e mia. Kështu shmangim burokracitë, që janë përdorur më përpara për korrupsion”, u tha Basha gazetarëve.

Përpos, vendimeve të parashikuara në rendin e ditës për takimin e së mërkurës të Këshillit Bashkiak, kryetari Basha lajmëroi se do të kërkojë votën edhe për një projekt urgjent. “Do t’i kërkoj këshillit të aprovojë hapjen e tenderit për projektin teknik për segmentin e Unazës së Madhe, nga Shkolla Teknologjike te qendra Kristal. Do kërkojmë partneritetin me qeverinë për të nisur menjëherë punimet. Pjesë do të jetë edhe rreth – rrotullimi i Doganës, ku kalimi do bëhet në dy nivele”, tha Basha gjatë konferencës për shtyp në Bashki. Kryebashkiaku, i pyetur për reformimin e administratës ka deklaruar se kriteri i vetëm i vlerësimit të nënpunësve do të jetë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve. a.q/NOA

KOMENTE