Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomacia shqiptare përshëndet dialogun për vizat me Kosovën
English

Diplomacia shqiptare përshëndet dialogun për vizat me Kosovën

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot pasdite vendimin më të fundit të Bashkimit Evropian për fillimin e dialogut për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në hapësirën Shengen në fund të vitit, vendim që do të kompletojë këtë proces në Ballkanin Perëndimor. Në deklaratën e publikuar nga kjo ministri, nisja e dialogut për liberalizimin e vizave, si dhe angazhimi i Komisionit Evropian për arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare të BE-së me Kosovën, vlerësohen si një dëshmi dhe vlerësim për progresin e arritur në ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor, duke e bërë njëkohësisht më të qartë, më të prekshme e më konkrete perspektivën evropiane të Kosovës. Duke uruar popullin e Kosovës për këtë arritje të merituar, MPJ mbështet dhe inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të vazhdojë rrugën e nisur të reformave integruese, që i afron gjithnjë e më shumë me vlerat e familjes së madhe evropiane. a.q/NOA

KOMENTE