English

Hiqen nga Bashkia disa taksa vendore: Ja lista

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Në fillim të fushtës për zgjedhjet vendore, kandidati demokrat i asokohe, Lulzim Basha deklaroi se një prej prioriteteve të punës së tij do të ishte reduktimi ose heqja e të paktën 60 taksave vendore. Ky premtim, ishte pjesë e projekt – vendimeve të cilat i kaluan sot pasdite për miratim Këshillit Bashkiak. Kështu, në bazë të propozimit të bashkisë, këshilltarët votuan sot për heqjen e të paktën 8 taksave të cilat rëndonin në xhepat e qytetarëve por edhe bizneseve në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë së kryeqytetit, e që mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, hiqet taksa e regjistrimit të përvitshëm të automjeteve. Të tjera taksa të cilat hiqen pas vendimit të bashkisë janë: Tarifa e shërbimit arkivor, tarifa për shërbimin e strehimit, tarifa për shërbimin në fushën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, dhënien e lejeve për ushtrim aktiviteti, tarifa për mirëmbajtjen e rrugëave qytetase.

Shfuqizohet gjithashtu edhe tarifa e inspektoratit urban, e inspektoratit veterinar, tarifa e urbanistikës, si edhe taksa për shërbime në drejtorinë e përgjithshme të taksave. Dy taksat e fundit të cilat nuk do të paguhen më nga banorët apo bizneset e Tiranës janë taksa vendore nga drejtoria nr 3 e punëtorëve të qyetit si edhe tarifa për ndërrmarrjen e përpunimit të plehut. a.q/NOA

KOMENTE