Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosja për banesën te Don Bosko, kapet i dyshuari
English

Plagosja për banesën te Don Bosko, kapet i dyshuari

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA Update - Arrestohet i dyshuari i plagosjes së dyfishtë sonte tek "Don Bosko" në kryeqytet. Autori i dyshuar i ngjarjes, Roland Laço mundi t'u shpëtonte prangave të policisë ndërsa u shpall në kërkim por burime nga policia i thanë agjencisë NOA se sonte në orën 22.15 ai u vu në pranga pa rezistencë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:00 në rrugën "Don Bosko" në Tiranë kur Roland Laço qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Edmond dhe Arjan Tashi të cilët mbetën të plagosur rëndë. Kështu, sherri për shitjen e një apartamenti për pak u rrezikoi jetën dy vëllezërve të cilët u qëlluan me pistoletë. Burime nga Spitali Ushtarak i Tiranës i thanë agjencisë NOA se pas ndërhyrjes mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve të para u bë e mundur zbardhja e motiveve të krimit. Mes dy vëllezërve dhe Roland Laços kishte nisur një konflikt për një apartament ndërsa çështja kishte përfunduar në gjykatë. Pasi qëndroi disa kohë me qera në apartamentin e dy vëllezërve, Laço pagoi një pjesë të parave për ta blerë atë ndërsa pjesën e mbetur do e shlyente më vonë por një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas konflikteve për të marrë paratë, vëllezërit Tashi i kërkuan gjykatës që tu rikthehej apartamenti ndërsa Laços ti kthenin paratë që ai u kishte dhënë. Sot pasdite mes dy palëve nisi sërish sherri që përfundoi me dy të plagosur. e.t/NOA

KOMENTE