Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Të ruhet identiteti kombëtar dhe kulturor
English

Berisha: Të ruhet identiteti kombëtar dhe kulturor

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha priti sotnjë takim, një delegacion nga komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të kryesuar nga Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare. Berisha i uroi mirëseardhjen delegacionit dhe i siguroi ata se qeveria shqiptare do vazhdojë të mbështesë popullsinë e këtyre krahinave, në fushën e arsimit, me tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe me aktivitete për trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe. Gjithashtu, kryeministri u shpreh se do të vazhdojë mbështetja për kuota të veçanta për studentet nga këto troje, si dhe do të mbështeten nisma të tjera, të arsimit të lartë, duke dërguar pedagoge universitare për të zhvilluar ligjërata dhe kurse afatshkurtra. Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe respektimin e të gjitha lirive dhe të drejtave që burojnë nga konventat ndërkombëtare, të domosdoshme për një vend demokratik. Nga ana e tij, Beqiri falënderoi kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme që tregon dhe parashtruan disa problematika që kanë të bëjnë me arsimin dhe shëndetësinë, me qëllim që edhe kjo krahinë të zhvillohet si gjithë krahinat e tjera. a.q/NOA

KOMENTE