Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi: Kryeministri Berisha të japë dorëheqjen
English

Ruçi: Kryeministri Berisha të japë dorëheqjen

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Opinioni negativ i dhënë dje nga Komisioni Europian për Shqipërinë shihet nga socialistët si arsyeja më e mirë pse kryeministri Berisha duhet të japë dorëheqjen. Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi tha sot se, kryeministri Berisha duhet të mos e shohë tek opozita shkakun e situatës kritike në vend. “Zoti kryeministër në ikje dhe ju zonja ministre e integrimit duhet të jepni llogari. E para, që keni dëmtuar në sytë e opinionit ndërkombëtar kredibilitetin e vendit. Shqiptarët nuk do tua falin kurrë, do duhet kohë për ta riparuar. E dyta, keni humbur interesat ekonomike të shqiptarëve, pas refuzimit ka një fature financiare si zhvillimi rajonal, burimet njerëzore dhe bujqësia. Të gjitha këto ne i humbëm. Një vend fqinj si Maqedonia ka fituar 64 mln euro pasi mori statusin, ndërkohë që shqiptarët u ndëshkuan”, tha Ruçi. Ai nënvizoi se sipas të majtëve, shkak i refuzimit të statusit ishte mosplotësimi i asnjë prej 12 rekomandimeve që BE i vuri Shqipërisë 3 vjet më parë. “ Ju zoti kryeministër thatë se opozita është shqiptare dhe dëmin më të madh shqiptarëve mund t’ia bëjnë vetë shqiptarët. Edhe për këtë, ju duhet të jepni dorëheqjen”, iu drejtua Ruçi kryeministrit, ndërsa lajmëroi se opozita do të kërkojë mbajtjen e një seance të posaçme në Kuvend, për raportin e progresit të një dite më parë nga Komisioni Europian. a.q/NOA

KOMENTE
  • fush kruja14:57 - 13 Tetor 2011
    ec aty njish je