English

Berisha pret Cambell

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në takim Alastair Campbell, i cili ndodhet në Tiranë për një seminar mbi sfidat, trendet, dhe çështjet e fundit në komunikimin dhe marrëdhëniet me mediat, komunikimin politik dhe strategjitë. Pasi i uroi mirëseardhjen zotit Alastair, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e kësaj vizite dhe që një emër i njohur në fushën e medias dhe komunikimit po ndan eksperiencën e tij të gjerë edhe në vendin tonë. Gjatë bisedës, Kryeministri bëri një ekspoze të zhvillimeve të gjithanshme në Shqipëri dhe të ndryshimeve që ka pësuar vendi dhe hapave që ka hedhur Shqipëria gjatë këtyre viteve. Fokus të veçantë gjatë kësaj bisede zunë zhvillimet ekonomike në vend dhe qëndrueshmëria e ekonomisë shqiptare përballë krizës ekonomike dhe financiare botërore. Kryeministri Berisha theksoi se, suksesi i kësaj qëndrueshmërie qëndron në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe modeli ekonomik i ndjekur prej saj. Alastair Campbell është i njohur veçanërisht për punën e tij si Drejtor i Komunikimit dhe Strategjisë, i Kryeministrit Britanik Tony Blair, në vitet 1997-2003, i cili ka punuar me të që në vitin 1994. Ai është gjithashtu edhe një nga folësit publik më te njohur në botë, ekspert i komunikimit politik, komunikimit të krizave, PR, gazetar, këshilltar politik, drejtues programesh televizive, autor tekstesh dhe librash. a.q/NOA

KOMENTE