Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyrtare: Në Shqipëri janë të dënuar 103 të mitur
English

Zyrtare: Në Shqipëri janë të dënuar 103 të mitur

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi priti sotnjë takim të veçantë senatorin francez Robert Badinter, aktivist e të drejtave të njeriut, përfaqësuesin e UNICEF, Detlef Palm dhe drejtorin rajonal të UNICEF-it në Genevë, Jean-Claude Legrand. Në fjalën e tij, Bandinter, vuri theksin në tre gjëra kryesore: një vakum legjislativ për minorenet nën 14 vjeç, e cila duhet të jetë në përputhje me konventën ndërkombëtare; rishikimin e periudhës së gjatë të paraburgimit, pasi nuk ekziston një dispozitë ligjore për këtë që të jetë sipas standardeve të BE. Ai theksoi se kushtet e të miturve në Burgun e Kavajës janë vërtetë për t’u lavdëruar,sa edhe shumë institucione në vendet perëndimore mund t’ia kishin zili. Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë, Halimi e vuri theksin mbi hapat që janë ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë për të përmirësuar trajtimin e të miturve që vuajnë dënimin. “Tashmë ata nuk trajtohen më komisariate që shërbenin si qendra paraburgimi si në vitin 2006, por vuajnë dënimin në institucione të veçanta të vuajtjes së dënimit të ngritura posaçërisht për ta. Nuk kemi më lajme të këqija se një i mitur është dhunuar apo është vetëvrarë dhe kjo tregon për përmirësimin e trajtimit”, tha ministri. Sipas tij, deri tani numërohen 103 te mitur te dënuar. a.q/NOA

KOMENTE