Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspozita, Berisha: Papa Gjon Pali II, mik i shqiptarëve
English

Ekspozita, Berisha: Papa Gjon Pali II, mik i shqiptarëve

Tiranë, 16 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar figurën e Papa Gjon Palit II si mik të shqiptarëve. Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të ekspozitës së hapur për nder të Papa Gjon Palit II në ambientet e Qendrës Sociale, “Don Bosko” në Tiranë.

“Gjon Pali II ishte papa i lirisë. Ai ishte një mik i shqiptarëve dhe çdo ditë lutej për Shqipërinë”, tha Berisha. Eskpozita pasqyronte vizitën e Papës në vitin 1993 në Shqipëri. Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Kulturës së Polonisë dhe ambasadorja polake në vendin tonë.

Pas fjalës së rastit, Kryeministri nuk pranoi të bënte komente politike, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve me fjalët; “sot jam në nderim të njërit prej burrave më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.

a.k/NOA

KOMENTE