Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e të indinjuarve, në Itali 135 të plagosur
English

Protesta e të indinjuarve, në Itali 135 të plagosur

Romë, 16 tetor 2011, NOA – Bilanci i të plagosurve gjatë përleshjeve të mbrëmshme mes të indinjuarve kundër masave ekonomike shtrënguese të qeverisë dhe krizës financiare që ka kapur vendin fqinj dhe forcave të policisë në Romë ka mbërritur në afro 135 të lënduar. Tridhjetë prej të plagosurve janë nga grupet e të indinjuarve, ndërsa 105 të plagosur të tjerë janë pjesëtarë të forcave të policisë, nga të cilët 50 karabinierë, 35 agjentë policie dhe 20 të policisë financiare. Mes 20 të ndaluarve gjatë përleshjeve në protestën e të indinjuarve në Romë numërohen edhe gjashtë minorenë. Njëri prej tyre bën me dije ANSA kur u ndalua nga forcat e policisë mbante të veshur një maskë anti-gaz për të mos u njohur dhe për t’i rezistuar gazit lotsjellës. Gjithashtu mësohet se mes të arrestuarve 12 janë rezidentë në Romë, ndërsa të tjerët vijnë nga provincat e Barit, Brindizit, Catanias. Sipas mediave italiane shumë prej të arrestuarve mbanin në duar shishe me gaz lotsjellës dhe maska anti-gaz. Po kështu nga të arrestuarit katër janë vajza. Sipas policisë të indinjuarit e ndalur kishin precedentë të mëparshëm penalë. mit/NOA

KOMENTE