Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në fshatin “SOS”: Jeni një model fyrmëzimi
English

Berisha në fshatin “SOS”: Jeni një model fyrmëzimi

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, iu bashkua sot pasdite, festimeve në Fshatin e Fëmijëve SOS në Tiranë, për 15- vjetorin e themelimit të Shoqatës Fshatrat e Fëmijëve SOS, në Shqipëri. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që ndante gëzimin e kësaj dite me fëmijët dhe të gjithë ata që kujdesen me përkushtim për rritjen dhe edukimin e tyre, duke i shndërruar Fshatrat SOS në vatra të vërteta familjare për fëmijët. “Fshatrat SOS në Shqipëri janë një model i vërtetë suksesi, janë një frymëzim i vërtetë për të gjithë ata, të cilët në mendjen e zëmrën e tyre kanë fëmijët të parët e më të parëve,” u shpreh Kryeministri, duke siguruar për mbështetjen e mëtejshme të qeverisë, “për të konsoliduar më tej këtë sukses të madh të humanizmit”. Kryeministri u bëri fëmijëve dhuratën e tij më të preferuar, 200 libra për bibliotekën e tyre. “Të dashur fëmijë, para së të vija këtu mendova se çfarë t’ju sjell kësaj here si kryetar qeverie. U mendova shumë herë dhe nuk gjeta asgjë më të mirë se librin dhe unë, së bashku me bashkëshorten, me Lilin, ju solla një seri librash, në bindjen time se ai ka qenë për mua, në fëmijërinë time, shoku më i çmuar. U mendova nëse vitet e kanë ndryshuar atë, por ndryshimi i vetëm është se mund të jetë dixhitalizuar dhe sërish libri mbetet shoku më i bukur për ju. Libri mbetet burim i madh i pasurimit të dijes, por edhe i formimit dhe i ndikimit pozitiv në karakterin tuaj, në vizionin tuaj”, u tha kryeministri fëmijëve. Fshatrat e Fëmijëve SOS është një organizatë që ofron kujdes me bazë familjen për fëmijët pa kujdes prindëror. Fshatrat e Fëmijëve SOS në Shqipëri janë pjesë e SOS Kinderdorf International dhe aktualisht, ato ofrojnë ndihmë e kujdes familjar për 139 fëmijë, që kanë humbur kujdesin prindëror. a.q/NOA

KOMENTE