Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Byroja Kuvendore i thotë “jo” PS-së: Nuk përjashtojmë Berishën
English

Byroja Kuvendore i thotë “jo” PS-së: Nuk përjashtojmë Berishën

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të përjashtuar kryeministrin Sali Berisha nga Kuvendi për 15 ditë. Sipas njoftimit zyrtar në faqen online të Kuvendit, Byroja u mblodh për t’u njohur e diskutuar me projekt-buxhetin e Parlamentit për vitin e ardhshëm. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi që, Sekretariati për buxhetin të shqyrtojë gjithashtu buxhetin para miratimit të tij në Qeveri. Sa i përket kërkesës së 9 deputetëve të PS, Byroja e hodhi poshtë si të pabazuar. “Me dëshirën për një frymë bashkëpunimi për 12 prioritetet e BE, Kryetarja e Kuvendit nuk përjashtoi nga punët e Kuvendit deputetin e PS Saimir Tahiri, i cili në mënyrë të përsëritur, larg etikës parlamentare, në seancën e kaluar, ka shkelur nenin 64, 65 të Rregullores, duke tentuar të provokojë seancën plenare”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit. Më tej njoftohet se, “Byroja i kërkoi Kryetares së Kuvendit që të jetë e vëmendshme dhe rigoroze në zbatimin e Rregullores, sidomos në rastet e provokimeve nga deputetë përsëritës, sikurse është rasti si z. Tahiri, i cili është dënuar edhe më parë për të njëjtat arsye.” Gjithashtu thuhet se Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur në Byro se "ajo gjithnjë ka qenë dhe do të jetë e kursyer ndaj deputetëve në masat e rregullores për ndëshkim, sidomos në këtë periudhë, kur deputetët duhet të diskutojnë me sens të lartë përgjegjësie dhe të etikës së komunikimit, veçanërisht në sallën e parlamentit.” Sot, pas pas mesditës, Partia Socialiste i bëri kërkesë Byrosë së Kuvendit për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesëmarrjes në seance plenare ndaj kryeministrit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore. Sipas selisë rozë, në seancën e datës 13 Tetor 2011, kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij, përdori ndaj deputeteve të opozitës fjalë fyese dhe kërcënuese, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit sa i përket rregullit dhe sjelljes së deputetëve në Kuvend gjatë seancave plenare. a.q/NOA

KOMENTE