English

Ekstradohet Xhambazi, trafikonte fëmijë

Tiranë, 18 Tetor 2011 NOA/ Alba Filipi - Foto Update – Personi që shihni në foto është Gëzim Xhambazi. Prej kohësh ai njihet si njeri që trafikonte fëmijë. Detajet e pasojave të këtij trafiku tipik xhambazësh, nuk janë dhënë asnjëherë zyrtarisht nga policia. Sot nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u konfirmua zyrtarisht se u krye ekstradimi nga Athina në Greqi, i shtetasit shqiptar Gëzim Fuat Xhambazi, 38 vjeç, lindur në Bilisht/Devoll. Korrespondentja e agjencisë NOA në Korçë informon se Gëzim Xhambazi, më datë 24 shkurt 2010, duke qenë se policia shqiptare “flinte” gjumë, është kapur nga autoritetet greke të zbatimit të ligjit, sepse nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij, i është gjetur fëmija M.K., të cilën Xhambazi e kishte kaluar ilegalisht në shtetin grek. Ndërkaq më datë 26 shkurt 2010, është deportuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë/Devoll, shtetasja Teuta K., së bashku me dy fëmijët e saj vajzën M.K., të gjetur në mjetin e shtetasit Gëzim Xhambazi dhe djalin A. K. Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.86, datë 26 mars 2010, ka caktuar ndaj Xhambazit masën e sigurisë “Arrest në Burg“ për kryerjen e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri“, parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Gëzim Xhambazi, më datë 05 prill 2011, në Greqi. a.f/e.t/NOA

KOMENTE