Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: A rrëzohet Saliu me editorialë?
English

Rama: A rrëzohet Saliu me editorialë?

Tiranë, 20 tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Me titullin “A rrëzohet Saliu me editorialë?”, kryetari i Partisë Socialiste ka publikuar sot një tjetër shkrim në kuadrin e editorialeve të tij, duke vlerësuar se ato kanë vetëm një qëllim “Një komunikim më të shtjelluar se sa ç’lejojnë rrugët e tjera me njerëzit e interesuar për pikëpamjet e mia”. Në shkrimin e sotëm, Rama pohon se ka ndeshur herëpashere këto kohë në këtë blog, po edhe në komente që i kanë mbërritur nga të tjera tribuna, “një shprehje të habitshme”: “Nuk rrëzohet Saliu me editoriale!” dhe komenton se kjo ndodh “a thua se për qëllim të editorialeve të mia kam shpallur rrëzimin e Saliut (?) ose ende më keq, a thua se ankuesit në fjalë bezdisen nga fakti që u duhet të lexojnë. Apo, nuk e di, mbase i bezdis edhe thjesht fakti që unë shkruaj për të komunikuar drejtpërdrejt me njerëzit”. Sipas Edi Ramës, “që komunikimi publik e jopublik mes njerëzve në Shqipëri është rrënuar në një farë feje ku zor të gjesh dritë shprese për ta parë të rimëkëmbur, kjo dihet. Dihet edhe që në pasqyrat mediatike ky komunikim i rrënuar gjuhësisht e botkuptimisht deformohet akoma më zi nga interesa aspak të fshehta të lidhura me politikën. Por po ashtu dihet se pa e rimëkëmbur komunikimin për t’u kuptuar në radhë të parë me njëri-tjetrin se çfarë mendojmë, jo domosdoshmërisht për të rënë dakord, ne do ta kemi të pamundur të rimëkëmbim bashkëjetesën e shkatërruar shoqërore”. Kryesocialisti thekson se editorialet e tij s’kanë asnjë arsye më shumë se sa komunikimin e drejtpërdrejtë për çështje që i gjykon të rëndësishme të komunikojë me njerëzit, në kushtet kur përndryshe komunikimi është tejet i kushtëzuar e i cunguar nga pasqyra mediatike. Më tej z.Rama shtron pyetjen: “Pse të mos flasim për çështjet a të debatojmë kundërshtitë mbi qëndrime e ide të shprehura në këto shkrime, po të humbasim kohë kot me komente për faktin pse unë shkruaj editoriale?”. Dhe në fund të shkrimit thotë: “Editorialet nuk zëvendësojnë asgjë tjetër në punën time, janë thjesht në vendin e tyre dhe synojnë vetëm kaq: Një komunikim më të shtjelluar se sa ç’lejojnë rrugët e tjera me njerëzit e interesuar për pikëpamjet e mia”. a.q/NOA

KOMENTE