Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton për bisedime në Islamabad
English

Klinton për bisedime në Islamabad

Pakistan, 21 tetor, NOA - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pritet që sot të zhvillojë bisedime të tjera me udhëheqësit e Pakistanit, derisa po qëndron për vizitë në Islamabad, vizitë kjo që synon rritjen e luftës kundër militantëve islamikë.

Agjencia AFP, ka raportuar se Klinton, do të takohet veç me presidentin Asif Ali Zardari, dhe me ministrin e jashtëm Hina Rabani Khar, e gjithashtu do të pranojë pyetje nga publiku pakistanez.

Një zyrtarë amerikan tha se Klinton, së bashku me një delegacion të lartë amerikan, të enjten kanë zhvilluar katër orë bisedime në Islamabad me udhëheqësit e Pakistanit. Temë kryesore e këtyre bisedimeve thuhet se ka qenë nevoja për veprime kundër militantëve që akuzohen se po përdorin Pakistanin, si një rrugë për të zhvilluar sulmet kundër forcave amerikane në Afagnistanin fqinjë.

NOA/RFE

KOMENTE