Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 22 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 22 tetor 2011

Tiranë, 21 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër dita do të nisë me vranësira dhe shira të dobët pothuajse në të gjithë territorin, më të dendura shirat do të jenë në pjesën jugore dhe juglindore por gjatë orëve të mesditës do të ketë intervale të herë pas herëshme kthjellimesh në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të dobëta zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat dhe shirat në jug dhe juglindje ndërsa veriu dhe qendra e territorit do të karakterizohet nga alternime të kthjellimeve dhe vranësirave. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të ri-kthehen sërish në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon të jetë 2 ballë. Europa Nesër, Europa veriperëndimore dhe Europa verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Britani dhe Finlandë ku problematike do të paraqitet dëbora e dendur e cila do të shoqërohet me stuhi ere. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbetet Rajoni i Mesdheut por reshjet e shiut do të bien me intensitet disi më të ulët. Vendet e Europës Qendrore gjatë natës do të mbulohen nga mjegulla e dendur e cila do të sjellë vështirësi në trafikun rrugor por orët e para të mëngjesit do të sjellin largim gradual të saj. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet me mot të kthjellet dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Ishujt Britanike rrezikojnë reshje shiu e dëborë dhe stuhi të forta ere - Finlanda alarmon shira të konsiderueshëm dhe dëborë të dendur - Rusia rrezikohet nga dëbore dhe stuhi ere a.y/NOA

KOMENTE