Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS zbardh takimin Rama-Sannino
English

PS zbardh takimin Rama-Sannino

Tiranë, 21 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj Fotot update - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, priti sotnjë takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, zotin Stefano Sannino dhe delegacionin që e shoqëronte. Sipas zyrës së shtypit të PS-së, gjatë këtij takimi, Edi Rama i shprehu zotit Sannino vlerësimin për raport progresin e publikuar pak ditë më parë, të cilin e konsideroi si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë. Edi Rama ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe shqiptarët procesi i integrimit Europian të vendit. Në të njëjtën kohë, kreu i Partisë Socialiste shprehu të gjithë mbështetjen e gatishmërinë e plotë të opozitës për të bërë gjithçka mundet në funksion të itensifikimit të këtij procesi. "Edi Rama e njohu nga afër zyrtarin e lartë të Komisionit Europian edhe me platformën me 10 pika që opozita shqiptare ka propozuar për ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kriza politike dhe për t'i dhënë zgjidhje problemeve themelore të shprehura qartë edhe në opinionin e Bashkimit Europian, ku fatkeqësisht Shqipërisë iu rrefuzua për të dytën herë statusi i vendit kandidat", thuhet në deklaratën për shtyp të selisë rozë. Nga ana e tij Sannino, pasi falënderoi kreun e Partisë Socialiste për gatishmërinë e shprehur, theksoi rëndësinë e përmbushjes të të gjitha prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë brenda një afati kohor sa më të shkurtër. a.q/NOA

KOMENTE