English

Edi Rama: Qeveria s'ka nge se ka kërdinë e saj për të bërë

Tiranë, 22 Tetor 2011 NOA – Për kryesocialistin Edi Rama, krimet e shtuara kohët e fundit në Shqipëri, vijnë për shkak se shteti nuk po merret me sigurinë, por është i përqendruar në përfitime personale. Reagimi i z.Rama erdhi pas ngjarjes që ndodhi dje në kryeqytet (në foto) ku një pronar argjendarie mbeti i vrarë pais u qëllua nga një person i maskuar që dyshohet se kishte për qëllim të grabiste dyqanin. “Grabitje me vrasje në argjendari? E pandodhur në Shqipërinë ku krimi po bën kërdinë teksa qeveria s'ka nge se ka kërdinë e saj për të bërë!”, - ishte komenti sot pasdite i Edi Ramës lidhur me ngjarjen e rëndë në rrugën “Siri Kodra”, krim ende pa autor. e.t/NOA

Vrasja në argjendari, 40 vetë në polici

Skema e vrasjes së pronarit të argjendarisë

KOMENTE