Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mosha mesatare e një gruaje për të pasur fëmijë rezulton të jetë 29 vjeç
English

Mosha mesatare e një gruaje për të pasur fëmijë rezulton të jetë 29 vjeç

Shifrat e mësipërme vërtet i përkasin Britanisë së Madhe por janë të ngjashme dhe të vlefshme edhe për Shqipërinë, ku vitet e fundit është rritur mosha mesatare e lindjes së fëmijëve. Më shumë... Tiranë, 23 tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Mosha mesatare e femrave në Angli, për të pasur një fëmijë është aktualisht një vit më i vjetër, krahasuar me moshën e një viti më parë, 29.5 vjeç, ndërsa në vitin 2000 mosha mesatare ka qenë 28.5 vjeç. Shifrat e mësipërme janë publikuar nga Zyra e Statistikave Kombëtare. Sipas shifrave zyrtare të publikuara, mosha 29 vjeç ka rezultuar të jetë mosha mesatare e një gruaje, për të pasur fëmijë. Në vitin 2010, gati gjysma e të gjitha nënave të foshnjave të lindura, ishin në moshën 30 vjeç e lart. Gratë mund të shtyhen nga disa arsye, për lindje të vonshme në moshë, si arsimi i mëtejshëm, takimi vonë me partnerin e duhur, ndjekja e një karriere, etj. Shifrat tregojnë se, baballarët priren të jenë më të vjetër se nënat. Ndërsa 48 për njëqind e foshnjave, linden nga nëna, të moshës 30 vjeçare, rreth 64 për qind e foshnjave kanë një baba të moshës 64 vjeç e sipër. Kanë rezultuar të jenë 723.165 lindje në Angli përgjatë vitit 2010, krahasuar me 706.248 lindje në vitin 2009, një përqindje 2.4 herë më e lartë dhe pothuajse shifra më e lartë në këto 40 vitet e fundit. Ja disa shifra rreth fëmijëve të lindur në Angli, në vitin 2010: Mosha e nënës Lindjet e fëmijëve Nën 16 1.063 16-19 39.528 20-24 137.312 25-29 199.233 30-34 202.457 35-39 115.841 40-44 25.973 45-49 1.671 Mbi 50 141 Shifrat e mësipërme vërtet i përkasin Britanisë së Madhe por janë të ngjashme dhe të vlefshme edhe për Shqipërinë, ku vitet e fundit është rritur mosha mesatare e lindjes së fëmijëve. Nëse dy dekada më parë, mosha normale e të bërit fëmijë ishte midis 18 deri 22 vjeç, tashmë kjo moshë ka avancuar deri në 10 vjet duke bërë që mesatarja të jetë midis 26-30 vjeç. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik i gjejnë shkaqet e këtij ndryshimi, tek integrimi më i madh i femrave në jetën sociale dhe karrierën, si dhe tek hezitimi i meshkujve për t’u bërë të rinj prindër dhe për pasojë zgjatjen e lidhjes në çift për disa vite deri në sjelljen e një fëmije në jetë. a.k/NOA

KOMENTE