English

Bllokohen gjashtë makina të vjedhura

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA – Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2011”, Policia e Tiranës ka bllokuar gjashtë makina të vjedhura duke ndaluar edhe poseduesit e tyre. Blutë e kryeqytetit kanë bllokuar automjetin tip Mercedes Benz me targa TR 6881 K, që drejtohej nga shtetasi Flamur Sulejman Doda, 23 vjeç. Kjo makinë u bllokua për shkak se nga verifikimi i bërë në sistemin ASF2 të Interpolit, rezultoi e vjedhur në Itali, më 21.02.2005. Makina para se të vidhej kishte patur targa origjine CJ 8228 CJ. Gjithashtu u bllokua automjeti tip Volswagen Pasat me targa AA 910 BB, në pronësi të shtetasit Petrit Gani Duro, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Kjo makinë rezultoi e vjedhur në Bosnje, më 05.05.2010, me targa origjine T16M320 dhe nga intervistimi i bërë rezultoi se Petrit Duro ia kishte blerë mjetin shtetasit Niku Bujar Osmanaj, 35 vjeç, lindur e banues në Vlorë. Policia po punon për kapjen e Niku Osmanaj. Policia e Tiranës bllokoi automjetin tip Merceds Benz me targa AA 505 BH, në pronësi të shtetasit Eurel Rasim Hoxha, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pasi rezultoi i vjedhur në Angli, më 06.08.2006, me targa origjine HT05KFC. Automjeti është futur në territorin e Shqipërisë më 24.10.2011, nga shtetasi Lonard Sherif Valbona, 27 vjeç, i cili po kërkohet nga policia. U sekuestrua automjeti BMV 730, me targa TR 4392 I, që drejtohej nga shtetasi Krisi Viktor Breshani, 19 vjeç, lindur dhe banues Tiranë, sepse rezultoi i vjedhur në Çeki, më 26.01.2004, me targa origjine 2A95401. Nga verifikimet rezultoi se mjeti është regjistuar në emër të shtetasit Ylli Vesel Shehu, 30 vjeç banues në Kamëz. Po kështu u bllokua automjeti Mercedes Benz taksi me targa TR 749 A, pasi rezultoi i vjedhur në Bullgari, më 11.06.1999, me targa origjine C3980CB. Blutë e policisë ndaluan për këtë rast shtetasin Ramadan Morina. Gjatë operacionit policor Vjeshta 2011, u sekuestrua edhe automjeti tip Volswagen Phaeton, me targa TR 3949 T, i cili në momentin e bllokimit drejtohej nga shtetasi Joakim Reis Bedo, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Nga verifikimi i bërë në sistemin ASF2 të Interpolit, ky mjet rezultoi i vjedhur në Bosnje, me targa origjine 478J863. Nga marrja në pyetje e Joakim Bedos u mësua se mjeti i ishte blerë Ermal Bashkim Gashit, i cili do të procedohet nga Prokuroria. mit/NOA

KOMENTE