Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për disa që hanin fëmijët
English

Për disa që hanin fëmijët

Nga Umberto Eco

Pata zënë vend në tren dhe po lexoja gazetën, kur zotëria aty pranë filloi ta ngiste llafin: “A e shihni në ç’kohëra po jetojmë? Besoj e lexuat sot lajmin për atë tipin që vrau gruan shtatzënë. Keni dëgjuar besoj edhe për ata të dy që ca muaj më parë masakruan familjen e fqinjit, për të vetmin shkak se kishin ngritur paksa volumin e radios?Po për atë prostitutën rumune, që për një zënkë kot më kot ia rrasi çadrën në sy të bijës së botës? Pastaj, kohët e fundit, sa nëna kanë vrarë fëmijët e tyre? Po ai që vrau të bijën (s’është as për të thënë, por ky ishte ekstrakomunitar dhe musliman madje) vetëm që ajo të mos martohej me një kristian? Dhe, po të kthehemi pak prapa, ju kujtohet ajo vajza nga Novi që masakroi nënë e vëllaçko bashkë? Po ata që rrëmbyen fëmijën e komshiut e mandej e vranë vetëm sepse i bezdiste me të qarat e tij? Ç’bëhet kështu, more?!” Iu ktheva e i thashë se, me sa dukej, ai nuk i dinte të gjitha. Po të kishte lexuar me vëmendje edhe ato që pata lexuar unë (në internet madje), do t’i binte mendjes se lista nuk mbyllet me kaq. Keni lexuar për ngjarjen e Piaçencës? Njëfarë Mennini, për të shpërblyer atë që e ndihmoi në biznes i la në dorë të bijën, edhe pse e dinte mirë se ishte njeri pa skrupuj dhe do ta masakronte. E pastaj u largua qetë-qetë në punë të vet, pa e bërë qejfin qeder. Ndërkohë, meqë i shoqi ishte ende larg, njëfarë Egidi, ashik me të ardhme të ndritur, filloi t’i vardisej zonjës Mennini dhe e shtiu në dorë. U rehatua paq në shtëpinë e saj dhe kur burri u kthye nga udhëtimi, në bashkëpunim me jaranen, e hoqën qafe,. Nuk di kujt ia hodhën fajin për këtë krim, bënë sikur u përlotën gjatë varrimit, por djali i Menninit i ra hiles. Kthehet nga jashtë shtetit ku studjonte me një bursë Erasmus, vret Egidin dhe s’u kënaq me kaq, por vrau edhe t’ëmën (pati dorë dhe e bija, sepse donte ta shpëtonte vëllanë duke u dhënë hetuesve indicje të rreme). “Dreq o punë!” – psherëtiu zotëria. Po për zonjën Medi di Molfetta, ke dëgjuar? Burri e ndau dhe ajo për t’u hakmarrë ia vrau djemtë, ngaqë e dinte se i shoqi i kishte pikë të dobët. “Për perëndi, s’paska më besë e fe, në vend t’i priste herdhet burrit për inat të shemrës, shkon e vret evlatërit e saj” – fillon të qahet bashkëudhëtari im. “Po nëna janë këto? Them se do jetë ndikuar nga televizioni dhe nga ca programe të dhunshme që i bëjnë ata komunistët.” Tani s’i shqitem më. I them se mbase zotëria s’ka dëgjuar gjë për njëfarë Croni di Saturnia, i cili për punë trashëgimie a ku ta di unë se për çfarë, ia këputi herdhet t’atit. Pastaj, ngaqë s’donte fëmijë dhe njëlloj haku e kishte, falë përvojës që krijoi nga marrëdhënia atërore, e detyroi gruan të dështojë dhe ia kullufiti fetusin e shkretë. Më kthehet zotëria: “Mos vallë ky bënte pjesë në ndonjë sekt satanik, mos kur ka qenë i ri ka pasë hedhur gurë nga urat mbi autostradë, e mos kushedi komshinjtë e mbanin për djalë të mirë? Le që ç’e nget më tej, ja, në gazetën që po lexon zotëria juaj, tanimë po i thurrin lavde abortit dhe martesave mes travestitëve.” Gjithsesi, i them, pjesa dërmuese e krimeve seksuale sot po kryhet brenda gjirit të familjes. Bën vaki keni dëgjuar për një Lai di Battipaglia që e vrau i biri; pastaj ky vajti e ra me t’ëmën, dhe kjo vrau veten, ngaqë s’e duronte dot këtë turp. Po dhe në një qytezë aty afër, ca të quajtur vëllezërit Tiesti, vranë për interes vëllanë prej babe; pastaj njëri nga të dy u lidh me gruan e tjetrit dhe, ky i fundit, për të marrë hak, ia theri djemtë, i poqi në zgarë e ia gostiti në tryezë të vëllait. Dhe ky i përlau si të ishin hamburgera Big Mac, pa ditur fare se ç’po kapërdinte. “Krisht o perëndi, – thotë bashkëbiseduesi im, – po ç’ishin këta vallë, italianë apo ekstrakomunitarë?” Jo, ia pres unë, se të gënjeva një fije për emrat dhe për vendet. Të gjithë këta ishin grekë dhe ndodhitë që të rrëfeva nuk i kam lexuar nëpër gazeta, por në fjalorin e mitologjisë. Zoti Mennini ishte Agamemnoni, që vajzën ua blatoi zotave për të patur fat në ekspeditën e Trojës; vrasësi i tij që unë e quajta Egidi, në të vërtetë ishte Egjisti, gruaja besëshkalë ishte Klitemnestra, të cilën më pas e vrau i biri, Oresti. Zonja Medi ishte Medea, zoti Croni ishte Kroni, romakët i thoshin Saturni, zoti Lai ishte Laiu, i vrarë nga i biri, Edipi, kurse gruaja që kreu inçest ishte Jokasta. Më në fund e më në bisht, vëllezërit Tiesti ishin Tiesti që hëngri fëmijët e vet dhe i vëllai, Atreu. Fundja këto mite janë djepi i qytetërimit tonë, s’jemi në këtë botë vetëm falë martesës së Kadmit me Harmoninë. Asokohe, për këto ndodhira hera-herës shkruhej një tragjedi apo një poemë, ndërsa sot gazetarët turren pas kronikës së zezë dhe me të mbushin vetëm nja dy-tri faqe. Mbasandaj, po të llogarisim që sot jemi gjashtë miliardë, kurse atëherë popullata e botës që njihej ishte aty tek dhjetëmilionëshi, dhe po të bëjmë raportin, i bie që më tepër vriteshin atë botë se sa sot. Të paktën në jetën e përditshme, duke përjashtuar luftërat. Ngaqë ku i dihet, mbase Agamemnoni ka qenë ku e ku më i keq se Bushi. Përktheu: Henrik Ligori

KOMENTE