Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha mesazh Xhibril-it pas vdekjes së Gedafit
English

Berisha mesazh Xhibril-it pas vdekjes së Gedafit

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi Mahmoud Xhibril, Kryetar i Këshillit Transitor Kombëtar të Libisë. “ Shqiptarët urojnë që vrasja e tiranit Gaddaf të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë, që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij, dhe u bashkohen lutjeve tuaja që shpirtrat e viktimave të pafajshme të prehen në paqe”, thekson kryeministri në mesazhin e tij. Ai vlerëson se tashmë është koha e një epokë të re të suksesshme në realizimin e aspiratës madhore të qytetarëve libianë për liri, rindërtim dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit, pas daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish - diktatorit Muammar Gaddaf. “Shqiptarët festojnë sot së bashku me ju këtë ditë të shënuar, që i jep fund robërisë 42-vjeçare të kombit tuaj. Dëshiroj, me këtë rast, t’ju siguroj se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të mbështesë edhe në të ardhmen aspiratat e larta të popullit libian për demokraci e zhvillim dhe për ndërtimin e një bashkëpunimi të gjerë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve tanë”, përfundon mesazhi i urimit të kryeministrit Berisha”, shkruan kryeministri në mesazhin drejtuar Xhibril-it. a.q/NOA

KOMENTE
  • Kledi14:44 - 25 Tetor 2011
    Me falni por ky mizerje qe dergon mesazhe te tilla eshte me keq se gedafi se te pakten ai nuk e shiti Libin kaq rende sic po ben ky zoteria ne foto.Ky esht thjesht nje hipokrit qe su ngop duke pire gjakun e shqiptareve.Keqardhje dhe vetem keqardhje per Shqiperine..........