English

Kapen në kryeqytet tre persona të shpallur në kërkim

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA – Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga tre shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Kështu si rezultat i aksionit policor është arrestuar në Kodrën e Kuqe Ylber Xhavit Llozhi, 38 vjeç, lindur në Dukagjin të Shkodrës dhe banues në Kodrën e Kuqe. Llozhi u kap për shkak se kishte fyer policët. Gjithashtu oficerët e Komisariatit të Policisë Nr.3 arrestuan shtetasin në kërkim Luan Hamit Çuni, 36 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar dhe i dënuar me dy vjet burg për veprat penale të kanosjes dhe mbajtjes së armëve pa leje. Gjatë aksioneve të mbrëmshme në Tiranë u kap edhe Bilbil Esat Dafku, 39 vjeç dhe 19-vjeçari Behar Arif Allaraj, banues në fshatin Gurrë e Vogël. Ata u paditën pasi mbrëmë rreth orës 19.00 goditën me thikë dhe kaçavidë në krah për motive të dobëta, një shtetas tjetër pranë Sanatoriumit. Ndërkohë në gjendje të lirë do të procedohen edhe Klevis Kastriot Çela, 23 vjeç, dhe vëllai i tij, Erjon Kastriot Çela, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy vëllezërit dyshohet se dje kanë goditur me sende të forta shtetasin Edison Xhemil Jogji, 45 vjeç, në rrugën “Ferit Xhajko“ tek tregu Uzinës Dinamo. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. mit/NOA

KOMENTE