English

Korrupsioni, OSBE: Politika ta luftojë

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA – Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive liston 100 zyrtarë të cilët kanë fshehur të vërtetën për pasuritë e tyre. Deklarata u bë sot nga kreu i ILDKP-së, Llalla, pas një takimi për luftën kundër korrupsionit dhe ndaj konfliktit të interesit, organizuar nga ILDKP dhe OSBE me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Zv. ambasadori i OSBETiranë Dan Redford ka këshilluar anëtarët e Këshillit Bashkiak të bashkëpunojnë, ndërsa shtoi se duhet luftuar korrupsioni, që sipas tij është “problem për shoqërinë shqiptare në shumë sektorë”.

“Angazhimi i tyre për të luftuar korrupsionin nuk pasohet gjithmonë nga një zbatim konsistent i legjislacionit ekzistues dhe kjo vlen jo vetëm për qeverisjen. Dhe siç e dimë nga shumë raporte kombëtare dhe ndërkombëtare, korrupsioni mbizotëron në shumë sektorë dhe mbetet një problem serioz për shoqërinë shqiptare. E pikërisht në këtë kontekst duhet të shihen edhe shumë përpjekje koordinuese që bëjnë aktorët kombëtarë, përfshi edhe ILDKP. Të gjitha përpjekjet do të kenë sukses vetëm nëse të gjithë zyrtarët, ata publikë dhe ata të zgjedhur në institucione, nivele lokale dhe qendrore marrin një angazhim personal për ta zhdukur me rrënjë korrupsionin. Ju mund ta bëni këtë nëse të gjitha partitë politike, pavarësisht bindjeve të punojnë së bashku”, tha ai. Kryeinspektori Llalla tha se prej 2 vjetësh ILDKP është në pritje të ndryshimeve në ligjin për konfliktin e interesit, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë shenjë. a.q/NOA

KOMENTE