English

Përkujtohen 250 policët e vrarë

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA – Policia e shtetit nderoi sot uniformat blu, të cilët kanë dhënë jetën në krye të detyrës. “Mirënjohja, respekti, vlerësimi për aktet sublime, por edhe për aktet dhe veprimtaritë e përditshme të punonjësve të zbatimit të ligjit, është një vlerë për çdo individ, është një vlerë për një shoqëri, ndaj si një shoqëri që mendojmë për të konsoliduar vlerat, është dhe do të jetë në nderin tonë vlerësimi maksimal për të gjithë ata, që ndonëse fizikisht sot nuk janë mes nesh, mesazhi i tyre do të jetë i përjetshëm ”, theksoi ministri Nishani gjatë fjalës së tij. Duke iu drejtuar familjarëve të të rënëve, zv drejtori i Policisë së Shtetit, Kuliçaj i siguroi ata se, policia e Shtetit do të jetë gjithmonë krah tyre. “ Emri i tyre është gdhendur përjetësisht në kujtesën e shoqërisë shqiptare, duke fituar pavdekësinë”, tha Kuliçaj. Në përfundim të kësaj ceremonie, Ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Gjatë këtij takimi Ministri Nishani ka shprehur gatishmërinë e tij për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve si dhe u ka garantuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit me synim për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen e madhe të humbjes së njeriut të tyre të dashur. a.q/NOA

KOMENTE