English

U shpallën në kërkim, arrestohen

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA - Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim, Ylber Xhavit Llozhi, 38 vjeç, lindur në Dukagjin dhe banues në Kodër e Kuqe. Më datë 08.09.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Fyerjes për shkak të detyrës”. Në pranga ka përfunduar një tjetër shtetas në kërkim, Luan Hamit Çuni, 36 vjeç, banues në Tiranë. Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë, e ka dënuar me dy vjet burgim, për konsumim të veprave penale të “Kanosjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. a.q/NOA

KOMENTE