Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia Tiranë, rrit mbrojtjen për konsumatorin
English

Bashkia Tiranë, rrit mbrojtjen për konsumatorin

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA- Bashkia e Tiranës ka nënshkruar sot marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për të rritur mbrojtjen e konsumatorit. Ka qenë Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe kreu i Ministrisë së Bujqësisë Genc Ruli ata që shpjeguan marrëveshjen në të cilën parashikohet rritja e forcës dhe cilësisë së kontrollit të autoriteteve në drejtim të respektimit të standardeve të produkteve dhe të të drejtave të konsumatorit në Tiranë. “Bashkia e Tiranës nuk do të mbyllë më sytë para problemeve, që konsumatorët në këtë qytet, banorë të Tiranës apo jo hasin ditë për ditë. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk do të ndërhyjë asnjëherë, në rregullat e tregut të lirë por nuk do të tolerojë askënd që abuzon me cilësinë, çmimin dhe parametrat e tjerë të shërbimit ndaj qytetarëve të Tiranës, duke marrë përgjegjësitë tona, siç na takojnë dhe në të njëjtën kohë, ne shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj autoriteteve qendrore, sepse çelësi i suksesit në këtë fushë dhe në fusha të tjera është një bashkëpunim efektiv me qeverisjen qendrore dhe trupat e kësaj qeverisjeje, agjencitë apo organet e tjera të cilat po kështu kanë resurse, përvojë, ekspertizë dhe kompetencën ligjore, për të vepruar në këtë rast, në mbrojtjen e konsumatorit”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se kjo Agjenci, do të çojë në një përmirësim të dukshëm e të prekshëm të cilësisë së jetës në kryeqytet, cilësisë së jetës së qytetarëve dhe do ofrojë shërbimin që qytetarët meritojnë.

Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli tha se, marrëveshja e nënshkruar sot, mes Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, autoritet në Bashkinë e Tiranës dhe Autoritetit Kombëtar Ushqimor është pa dyshim një marrëveshje që ka jo vetëm një vlerë simbolike por ka edhe vlerë reale, në funksion të arritjes së një bashkëveprimi dhe bashkëpunimi, që autoritete të specializuara ndaj mbrojtjes së konsumatorit dhe sigurisë ushqimore të konsumatorit, të mund të kenë aftësinë dhe zotësinë të kontrollojnë të gjithë territorin përkatës, gjithmonë në funksion që produktet ushqimore që janë në treg dhe i ofrohen konsumatorit, të jenë të garantuara sa i përket sigurisë së tyre.

Më tej kryebashkiaku Basha shpjegoi edhe domethënien e kësaj marrëveshje: “Synimi ka qenë jo vetëm të shtojmë impaktin e veprimtarisë së Agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit në terren, duke shtuar sytë, veshët, inspektorët, që janë pjesë edhe e strukturës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, por të arrijmë nëpërmjet bashkëpunimit, një impakt më të madh se sa shuma matematikore, midis inspektorëve tanë dhe inspektorëve të qeverisë".

Dy institucionet nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për Monitorimin e Sigurisë së Ushqimit si dhe ushtrimin e detyrave, për kontrollin e respektimit të normave higjeno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, në prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve.

Ky Memurandum ka si qëllim angazhimin e ndërsjelltë të palëve, në ushtrimin e koordinuar të funksioneve të tyre respektive, sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim monitorimin e sigurisë ushqimore si dhe respektimit të normave higjieno-sanitare dhe tekniko-bioteknologjike, në prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve nga operatorët e biznesit ushqimor, që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë. Për Bashkinë e Tiranës, marrëveshja u firmos nga Nënkryetari Edmond Panariti, ndërsa për Ministrinë e Bujqësisë, nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Genc Juka.

a.y/NOA

Në foto: Genc Ruli dhe Luzim Basha gjatë konferencës në bashki

KOMENTE