English

Thaçi: Heqja e vizave do të zyrtarizohet shumë shpejt

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke u bazuar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të integrimit evropian, së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Pohimin z.Thaci e bëri sot në takimin me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, në Prishtinë, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

Evrodeputetja Lunaçek ka shprehur optimizëm se qytetarët e Kosovës, në një periudhë të afërt, do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.

Ajo ka njoftuar se në Parlamentin Evropian, më 22 nëntor, do të debatohet raporti për zhvillimet në Kosovë. Në takimin Thaçi – Lunaçek është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane.

Në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar znj.Lunacek për kontributin e saj dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me mbrojtjen e interesave të Kosovës në Bruksel dhe e siguroi atë se Kosova do të bëjë përparim të dukshëm në rrugën e integrimit.

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi theksoi se bazuar në përkushtimin institucional të Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt.

Kryeministri Hashim Thaçi në takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunacek ka ripërsëritur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ka konfirmuar që Republika e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet faktor konstruktiv, duke respektuar vlerën e dialogut dhe të bashkëpunimit.

Nga ana e saj, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka përgëzuar Kryeministrin Thaçi për punën e bërë në drejtim të liberalizimit të vizave dhe ka shprehur optimizmin se qytetarët e Kosovës në një periudhë të afërt do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Raportuesja Lunacek në takim me kryeministrin Thaçi ka vlerësuar lartë rolin konstruktiv të Republikës së Kosoves në dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke konfrimuar mbështetjen e fuqishme nga ana e anëtarëve të Parlamentit Evropian për Kosovën ne rrugën e saj drejt integrimit.

Znj.Lunacek po ashtu e informoi Kryeministrin Thaçi se në Parlamentin Europian me 22 Nëntor do të debatohet Raporti i këtij institucioni të BE-së mbi zhvillimet në Kosovë. a.b/NOA

KOMENTE