Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulen çmimet për shërbimin e internetit Vodafone Mobile Broadband
English

Ulen çmimet për shërbimin e internetit Vodafone Mobile Broadband

Tiranë, 28 Tetor 2011 NOA - Përmes një rrjeti të gjerë të teknologjisë 3G në të gjithë vendin, tashmë Vodafone Albania ofron internet të shpejtësisë së lartë me çmime shumë të lira.

Me ofertën më të fundit të shërbimit të Internetit ‘Vodafone Mobile Broadband’, klientët me parapagesë të këtij shërbimi mund të blejnë paketën javore prej 500MB me çmimin e reduktuar 550 lekë ndërsa paketa mujore me 2GB (me kontratë dhe parapagesë) zbret në vetëm 1700 lekë.

Kompania njoftoi sot se klientët me kontratë të planit mujor VMB prej 5GB, tashmë mund ta përfitojnë këtë shërbim për vetëm 3200 lekë në muaj. Klientët e rinj me parapagesë përfitojnë 2GB internet falas për tre muaj radhazi kundrejt blerjes së paketës fillestare të lidhjes (aktualisht 6500 lekë për Modemin USB 3G 14.4 mbps).

Të gjithë klientët e rinj me kontratë përfitojnë Modemin USB 3G, 14.4 Mbps dhe 1 muaj Internet falas për secilin nga planet VMB me kontratë që ata përzgjedhin. Çmimet e mësipërme përfshijnë TVSH.

Çmimi i navigimit në internet jashtë paketave është 12 lekë/MB. Përllogaritja e MB bëhet për çdo 10 KB.

KOMENTE