English

Topalli: Bëni kontrolle, kanceri i gjirit nuk është fatal

Tiranë, 30 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në vijim të fushatës ë saj informuese dhe ndërgjegjësues lidhur me kancerin e gjirit nën moton: “Kanceri i gjirit vret më pak, nëse zbulohet shpejt”, ishte sot te Galeria Kombëtare të Arteve.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Topalli u shpreh se, “Politika nuk është vetëm debati që bëhet në parlament. Politika nuk është vetëm ligje që kalojnë në parlament. Politika është jeta dhe kjo është arsyeja pse unë jam sot këtu. Beteja kundër kancerit të gjirit, ashtu sikurse kundër kancerit në përgjithësi është një betejë e rëndësishme”.

Ajo tha se sëmundja e kancerit nuk është më një sëmundje fatale, pasi nëse secila prej femrave bën kujdes që në momentet e para të shkojnë tek mjeku, të bëjnë vetëkontrollin, të bëjnë mamografinë ajo mund të kthehet në një sëmundje tërësisht të përballueshme dhe mbi të cilën mund të fitohet. Takimi për kauzën e luftës kundër kancerit mblodhi bashkë institucionet kryesore, organizata, shoqata, spitale e qendra shëndetësore, dhe vijoi me një ecje simbolike drejt sheshit përpara Akademisë së Shkencave.

Në përfundim të ecjes, pjesëmarrësve të interesuar i'u dha mundësia që në disa çadra të ngritura enkas, të ndjekin biseda informuese për mënyrën e zbulimit të hershëm të kancerit të gjiri si dhe të kryejnë ekzaminime falas.

a.y/NOA

KOMENTE