English

Censusi, Berisha kundër Topit: Kishte frikën e pasurisë

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha në mbledhjen e përjavshme me deputetët demokratë e ka cilësuar si të suksesshëm rregjistrimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri( i njohur si census). Ai ka vlerësuar punën e 12 mijë anketuesve, të cilët për më shumë se një muaj shkuan derë më derë për mbledhjen e të dhënave. “Në grusht i vogël dhe i parëndësishëm njerëzish që nuk e donte këtë regjistrim, kishte qëllim të fshihte pasurinë. Por, rrezes së transparencës këta zotërinj s’mund t’i shpëtojnë. Frika nga pasuria, ishte shkaku i fushtaës që bënë por morën përgjigjen e merituar”, tha kryeministri. Ai shpjegoi se janë regjistruar edhe banesat dhe pasuritë e shqiptarëve, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të dalin edhe rezultatet. “Të dhënat do të analizohen e përpunohen. Shpresoj që INSTAT t’i publikojë ato në kohën e parë të mundshme pas trajtimit më serioz”, deklaroi kryeministri Berisha. (vijon) a.q/NOA

KOMENTE