English

Hipotekat, Qirjako: I mbyllim brenda dhjetorit

Tiranë, 31 tetori 2011, NOA - Pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të 124 dosjeve për objektet, që morën lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës, mund të nisë menjëherë procesi i regjistrimit. Kryeregjistruesi Arben Qirjako, bën me dije se pas regjistrimit, brenda 30 ditëve, subjekti ndërtues do të pajiset me hipotekën e pallatit. “3 mijë kryefamiljarë do të fitojnë pronësinë për apartamentin e tyre. Parashikohet se brenda muajit dhjetor do të mbyllet procesi i hipotekimit për 124 objekte, të cilat morën lejen e shfrytëzimit”, tha Qirjako. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha firmosi dhënien e lejes së shfrytëzimit për 124 objekte, të cilat nuk ishin të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

a.q/NOA

KOMENTE