Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mazhoranca, dy oferta të reja për të majtën
English

Mazhoranca, dy oferta të reja për të majtën

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Kuvendi ka rikthyer për t`u shqyrtuar për herë të dytë në komisionet parlamentare ligjet që kërkojnë 3/5 e votave. Kjo si një ofertë tjetër për t`i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime për këto ligje, për të çuar kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve të BE-së. Sipas njoftimit për shtyp në faqen zyrtare të Kuvendit, vendimi erdhi pas propozimit të kryetares Jozefina Topalli. “Axhenda integruese është axhenda jonë parlamentare, është axhenda jonë kombëtare”, tha Topalli. “Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Ruçi dhe Nënkryetari i Kuvendit, Dokle, kërkuan që në kalendarin 3 javor të punimeve të parashikohet rishikimi i Rregullores së Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit sqaroi se rishikimii Rregullores është tashmë i përfshirë në kalendarin e punës, i votuar në datë 13 tetor 2011 në seancë plenare. Pas diskutimeve, Konferenca vendosi që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të Kuvendit, të shqyrtohen për herë të dytë në komisionet përkatëse parlamentare”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike i bënë edhe një ofertë tjetër opozitës. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Patozi ofroi që, nga tre kandidatura që propozohen dhe miratohen nga Kuvendi për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, një të propozohet nga PD-ja, një nga PS-ja dhe një ga LSI-ja, si shprehje e vullnetit për bashkëpunim. a.q/NOA

KOMENTE