Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama i përgjigjet Berishës: Kush e ha këtë muhabet plehrash?
English

Rama i përgjigjet Berishës: Kush e ha këtë muhabet plehrash?

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA/ Irma Toptani – “Po kush e ha këtë muhabet plehrash?”. Vetëm me një pyetje retorike iu përgjigj akuzave të sotme të Kryeministrit Berisha, lidershipi i opozitës Edi Rama. Shefi i selisë rozë reagoi pasdite vonë përmes rrjetit social “Twitter”. Kryeministri Berisha duke mbajtur një ligjëratë të gjerë mbi mosdekretimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nga Presidenti i Republikës, nuk ngurroi ta cilësojë qëndrimin e Kreut të Shtetit si një qëndrim tërësisht politik. Madje kryeministri e akuzoi Kreun e Shtetit se si anëtar i “Aleancës së Plehut”, në kuadër të projektit të opozitës, po rrëmojnë vota në plehra për të ardhur në pushtet. “Ky është fakt, që këta anëtarët e “Aleancës së Plehut”, apo zotërinjtë që duan të nxjerrin vota nga plehu, ua fshehin qytetarëve si fakt dhe u servirin mashtrimin e tyre. Nuk ndodh në ndonjë vend, që të ngërthehen krerë institucionesh, në funksion të një projekti të kryetarit të opozitës, për të luftuar mazhorancën”, tha kryeministri. Në këtë suazë akuzash, kreu i qeverisë shpërtheu ndaj Presidentit Topi duke e akuzuar se partinë politike mund ta krijojë, porse jo duke përdhosur Kushtetutën në funksion të kryetarit të opozitës. “Parti këtu mund të krijosh mbi çdo lloj baze, mbi çdo koncept, ky është vend i lirë, s’ka asnjë pengesë, por të katandisesh gjer tek mbetjet, ky është mjerim, mjerim i madh politik. U them këtyre zotërinjve, që flasin me pasion për mjedisin, se nuk ka asgjë më të pandershme, sesa të fillosh dy vjet para fushatën elektorale, për të krijuar partinë e Aleancës së plehut”, u shpreh kryeministri. Ai sqaroi se ligji i miratuar nga mazhoranca nuk lejon ruajtje, as të metaleve, as të letrës. “Nëse importon, do t’i përpunosh ato dhe do t’i kthesh në produktin për të cilin ke importuar. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme të dihet”, nënvizoi Berisha. Kryeministri e akuzoi kryesocialistin Rama se po tenton t’i kthejë institucionet e pavarura në partiçka. mit/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi21:21 - 31 Tetor 2011
    Pse Z.Berisha dhe Z.Rama flasin me korespondence si te ishin armiq te njeri tjetrit dhe nuk diskutojne perballe midis tyre si shqiptare qe duan begatine e atdheut dhe qe s'jane armiq,por miq opozitare me nje synim te njejte, progresin e atdheut?tjeter pune se per rruget e begatise se Shqiperise mund te kene pika jo te perbashketa,por ato duhen unifikuar me dialog te cilter,te hapur,trasparent,bindes, ti shohe dhe degjoje populli qe ju ka besuar drejtimin e kombit.Te bindet edhe populli kush ka te drejte,te bindet qe dy lideret jane miq dhe jo te krijohet iluzioni sikur jane armiq per atdheun e perbashket.Kush e pengon kete dialog trasparent?