Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokatët e Metës: Nuk kemi takuar ekspertët e videos
English

Avokatët e Metës: Nuk kemi takuar ekspertët e videos

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA – Avokati i ish zv.kryeministrit Ilir Meta deklaroi sot se do të ndërrmerren hapa ligjorë ndaj Dritan Prifti, pas deklaratave të tij një ditë më parë.

“Deklaratat e ish-ministrit Dritan Prifti se, ka patur asnjë takim mes avokatit të Metës dhe ekspertëve të video-përgjimit janë të pavërteta dhe të keqsajuara”, tha sot për mediat, avokati Petrit Serjani.

Gjatë konferencës së posaçme për shtyp, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, ka pohuar se ekspertët që dhanë vlerësimin e tyre për video-përgjimin Meta-Prifti janë të specializuar, mjaft profesionalë dhe se ata konstatuan ndërhyrje e manipulim të saj. “U konstatuan ndërhyrje në transmetimin dhe në audion e saj, veçanërisht në pjesët e nxehta të asaj bisede të pretenduar. Kjo video nuk ishte asgjë tjetër veçse pjesë e një komploti dhe një skenari aferash politike. Dua të theksoj edhe një herë se përfundimet e arritura nga ekspertët shqiptarë, janë të njëjta me ato të ekspertëve amerikanë”, tha sot Braho. Avokati Serjani tha se Prifti ka vetëm staturën e dëshmitarit të sjellë nga prokuroria, e cila është organi që akuzoi Metën për marrje ryshfeti dhe korrupsion.

a.q/NOA

KOMENTE