English

Bashkia: Kujdes nga sekserët e hipotekimit

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA – Bashkia e Tiranës i bëri sot apel qytetarëve të bëjnë kujdes me personat të cilët kërkojnë para në këmbim të nxjerrjes së hipotekës për apartamentet.Zëdhënësja Anila Bisha vuri në dukje dukurinë se persona të caktuar, po abuzojnë duke u prezantuar si punonjës të Bashkisë dhe duke u kërkuar para’ qytetarëve

“Rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6 në kryeqytet, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh për t’iu përshpejtuar procesin e hipotekimit. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi ligji dhe vetem ligji do të jetë orientimi i vetëm i bashkisë së Tiranës në punen e saj, dhe jo sekseret”, tha ajo.

Bashkia e Tiranës, nisur nga këto shqetësime, ka ndjekur rrugën ligjore, duke i përcjellë materialet për rastet në fjalë, pranë Policisë dhe Prokurorisë.

a.q/NOA

KOMENTE