Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS mbledh asamblenë, pritet miratimi i ndryshimeve në statut dhe delegatëve
English

PS mbledh asamblenë, pritet miratimi i ndryshimeve në statut dhe delegatëve

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Në prag të Kongresit të 5 nëntorit, Partia Socialiste ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare ku pritet të miratohen ndryshimet në statutin e PS-së, programi i ri politik dhe delegatët e Kongresit. Ashtu sikundër është lajmëruar edhe nga eksponentë të PS-së, ndryshimet në statutin e partisë më të madhe opozitare cekin mënyrën, sesi do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare e deri tek forcimi i pozitave e kompetencave të kryetarëve të PS-së në rrethe. Kështu asambleja e re do të përzgjidhet tashmë me listë nacionale dhe jo në bazë rajoni, duke rritur në këtë mënyrë në 200, numrin e anëtarëve. Ndryshimet do të prekin dhe siglën socialiste, e cila nga PSSH do të ndryshojë në PS, për të evituar problemet ditën e zgjedhjeve. Mësohet se futja në anëtarësinë socialiste do të jetë e lirë. Por, pritet që në Asamblenë Kombëtare të PS-së të hidhen edhe ide të reja për demokratizimin e partisë dhe mosderivimin e pushtetit në duart e Kryetarit. Në këtë suazë, pritet që anëtari i kryesisë së PS-së, Arben Malaj të shpalosë platformën për ndryshimin e PS-së, të cilën vetë Malaj e bëri publike në turin e takimeve në rrethe. Paketa e tij e platformës synon zgjerimin e frymës së demokracisë në Partinë Socialiste. Gjatë kësaj kohe, dy grupe pune kanë punuar intensivisht për dy dokumentet kyç, që do të diskutohen për t’u miratuar në fund në Kongres. Lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi një ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit kuvendor socialist, se PS ka në dorë dy instrumente, që do ta çojnë atë, drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013. mit/NOA

KOMENTE