Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Pakoja Ahtisaari as do të hapet e as do të ndryshohet
English

Thaçi: Pakoja Ahtisaari as do të hapet e as do të ndryshohet

Prishtinë, 1 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim anëtaren e Parlamentit Europian, Doris Pack.

Thaçi i shprehu falënderimet dhe mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentares Doris Pack për proceset demokratike dhe zhvillimore në vend, duke prezantuar në mënyrë dinjitoze aspiratat dhe vizionin e Kosovës për integrim europian.

Më tej ai shprehu vendosmërinë e plotë për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, por hodhi poshtë zërat për planin Ahtisaari Plus.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Pakoja e Presidentit Ahtisaari garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, gjithashtu ofrojnë standardet më të larta në Europë për garantimin afirmativ të të drejtave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Thaçi duke theksuar se Pakoja e Ahtisaarit nuk do të hapet dhe as nuk do të ndryshohet.

Nga ana e saj anëtarja e PE-së, Pack vlerësoi lartë përkushtimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Ndër të tjera ajo tha se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës dhe se barrikadat janë formë jodemokratike e protestës, pasi ato mohojnë të drejtën themelore të lirisë së lëvizje.

Në përfundim aji veçoi faktin se Pakoja Ahtisaari shërben si një platformë e cila garanton dhe ofron të drejtat më afirmative për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Thaçi gjatë takimit me Doris Pack

KOMENTE