Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Stabiliteti në veri do ndihmojë qytetarët serb
English

Jahjaga: Stabiliteti në veri do ndihmojë qytetarët serb

Prishtinë, 2 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Europës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydow.

Gjatë takimit Jahjaga e njohu von Sydow me zhvillimet në vend dhe tha se Kosova synon përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Ajo tha se stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në gjithë rajonin janë vizion i qartë i Kosovës dhe vlerësoi se të gjitha vendet duhet të respektojnë dhe zbatojnë standardet evropiane.

Presidentja Jahjaga tha se mosmarrëveshjet në rajonin e Ballkanit duhet të zgjidhen përmes dialogut, respektimit të ndërsjellë dhe respektimit të integritetit territorial të secilit vend.

Ajo shtoi se stabilizimi i gjendjes në veriun e Kosovës do të ndihmojë qytetarët e komunitetit serb dhe vlerësoi se barrikadat ose ndarja e Kosovës nuk janë rruga e integrimeve evropiane.

Raportuesi për Kosovën i Këshillit të Europës, tha se Kosova ka një popullatë të re me potencial të madh dhe asaj i duhet zhvillim më i madh ekonomik. Ai tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme.

Von Sydow shfaqi interesim edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se të dyja palët duhet të tregojnë më shumë përkushtim për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

a.y/NOA

KOMENTE