Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Mbikëqyrës, Komisioni i Ekonomisë miraton emrin e Dhori Kules
English

Këshilli Mbikëqyrës, Komisioni i Ekonomisë miraton emrin e Dhori Kules

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA – Pas miratimit dy ditë më parë, të tre kandidaturave të propozuara nga kryeministri për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Komisioni i Ekonomisë miratoi sot edhe dy nga kandidaturat e mazhorancës në Kuvend, atë të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Ela Golemit, drejtuese e bankës “Credins” në Durrës.

Deputetët vlerësuan dy kandidaturat, ndërkohë që Partia Socialiste nuk i votoi, duke bërë me dije se konsensusin për emrat do ta japë në sallën e Kuvendit, në seancë plenare. Deputetja socialiste Mimi Kodheli propozoi si kandidaturën e socialistëve, një nga eksponentët e PS-së, ish-ministren Ermelinda Meksi, e cila sikundër tha Kodheli ka një eksperiencë të gjatë prej 30 vitesh në fushën e ekonomisë dhe financave.

Pesë prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të propozohen nga Kuvendi, tre kandidatura nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.

Dy ditë më parë, Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës tre kandidaturat e qeverisë, për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke votuar në krye të këtij Këshilli, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Ndërkohë, po me votat e deputetëve demokratë u miratuan edhe dy kandidaturat e tjera për anëtarë të këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Elizabeta Gjoni, drejtuese e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Këshilltari i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo.

mit/NOA

KOMENTE