Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Saliu, aleat me çunat e Bllokut të vet
English

Rama: Saliu, aleat me çunat e Bllokut të vet

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA/Albana Qehaja – Pak minuta pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë, në profilin e kryesocialistit Rama në rrjetin social Twitter është shkruar një mesazh i ri.

“Ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut te vet”, ka shkruar Rama duke reaguar kështu për akuzat që Berisha i ka bërë sot paradite për lidhje me idetë marksiste.

“Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se Marksi do të mbetet në mendjet e tyre dhe nuk do të shëtisë më nëpër rrugët e Shqipërisë. Të dalësh sot me taksën progresive në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë këtu del se çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste”, tha kryeministri vetëm 60 minuta më parë në mbledhjen e përjavshme të qeverisë.

Por, për kryesocialistin Rama, sjella politike e tij dhe e partisë së drejtuar prej tij lidhet me politikën e perëndimit. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, një ditë më parë Rama prezantoi programin e ri politik, ku përfshihej edhe aplikimi i sistemit progresiv të taksave, një model ky i përdorur nga presidenti i SHBA, Barak Obama.

a.q/NOA

KOMENTE