English

Thaçi: Në konflikt me bandat kriminale në veri

Prishtinë, 3 tetor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në takim Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Europës për Kosovën, Bjorn von Sydow.

Gjatë këtij takimi Thaçi e njoftoi von Sydow lidhur me procesin e reformave që Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë në procesin e integrimit europian.

Lidhur me dialogun Kryeministri Thaçi shprehu përkushtimin e Kosovës për të vazhduar atë, edhe përkundër faktit se Serbia në vazhdimësi po tregohet palë destruktive lidhur me implementimin e marrëveshjeve.

“Qeveria ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në atë pjesë të territorit të Kosovës. Qeveria nuk është në konflikt me qytetarët e saj në veri, por me strukturat jolegale dhe me bandat kriminale, të cilat mbajnë peng popullsinë atje”, u shpreh Thaçi.

Nga ana e tij, raportuesi i Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Europës për Kosovën, Bjorn von Sydow përgëzoi kryeministrin Thaçi për punën e bërë lidhur me garantimin e të drejtave te minoriteteve dhe shprehu optimizmin për suksesin në veri, sikurse që ka ndodhur me integrimin e serbëve në pjesët tjera të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE