English

Ekstradohet në SHBA Altin Kore

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA - Altin Kore, 35-vjeçari nga Gjirokastra që kërkohet nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ekstraduar mëngjesin e sotëm për tu përballur me akuzat për trafik droge në shtetin e Teksasit. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka bërë dorëzimin e tij tek autoritet e SHBA ditën e sotme në orën 04:30. Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Texas-it, më datë 14.08.2008, ka lëshuar ndaj Kores urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të lëndëve narkotike“ të llojit kokainë, dhe“ Mbajtjes së armëve pa leje“, parashikuar nga nenet 21 dhe 18 të Kodit Penal Amerikan. Kore u arrestua me qëllim ekstradimi drejt SHBA-së nga strukturat e policisë më datë 24.06.2011, në Rinas. Ai ishte shpallur nga Interpol Washingtoni në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij rëndon dhe akuza për pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar që trafikonte kokainë gjatë periudhës Janar 2007-Gusht 2008. a.k/NOA Në foto: Altin Kore

KOMENTE