Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 5 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 5 nëntor 2011

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, zhvillimit të një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Në këto kushte kthjellimet do të mbizotërojnë sërish në të gjithë vendin, megjithëse vranësirat e lehta do të jenë të pranishme në disa zona të veçanta malore.

Edhe gjatë pasdites territori shqiptar do të mbetet me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të tij përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore ku do të ketë vranësira të herë pas hershme. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë gjatë natës deri në mëngjesin e së dielës.

Situata termike nuk paraqet ndryshime të dukshme, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim kryesisht veriperëndimor duke bërë që deti të gjenerojë dallgëzim deri në

2 ballë.

Europa

Nesër, Europa Jugperëndimore dhe një pjesë e Europës Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëborë. Situatë kjo e ndikuar nga një qendër e presionit të ulët atmosferik në jugperëndim të Europes si edhe një fronti të ftohtë me shtrirje nga Spanja deri në veri të Francës. Si pasojë Spanja dhe jugu i Francës do të marrin sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut. Gjithashtu vranësira dhe reshje shiu e dëborë do të ketë në zonën e Alpeve dhe Itali gjatë pasdites pasi vranësirat do të fuqizohen dhe do të gjenerojnë shira të konsiderueshëm. Për sa i përket gadishullit të Ballkanit masat ajrore të qëndrueshme do të jenë dominuese duke kushtëzuar mot të kthjellët në të gjitha këto vende por edhe Lindja e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Italia alarmon shira intensive dhe stuhi ere

- Portugalia dhe Spanja rrezikojnë rrebeshe shiu dhe dallgë të larta

- Gadishulli Skandinav do të mbetet me stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE